KreuCelebrity

Befason Ciljeta: Në Kuran, kjo që po ndodh tani është thënë përpara!

Koronavirusi po i detyron mjaft programe televizive që nuk janë mbyllur prej tij, t`i bëjnë lidhjet me të ftuarit përmes “ Skype”. Kjo i ndodhi dhe Ciljeta Xhilagës në “ Ftesë në 5” , ku ajo rrëfeu sesi po i kalon ditët me djalin, Fernando e po shijon kohën e kaluar me të në shtëpi.

Por përpos këtyre, bëri dhe një pohim befasues: sipas Ciljetës, gjithçka që po ndodh tani me koronavirusin është parashikuar më parë në librin e shenjtë të Kuranit. Ajo tregoi se lutet shumë.

“ Në radhë të parë kërkoj falje një herë, është gjëja që duhet të bëjmë të gjithë”, tha në lidhje, ku shtoi se lutet kryesisht për të birin, për shëndetin e të afërmve e njerëzve të dashur dhe që kjo situata të mbyllet sa më shpejt. “ Zoti e ruajtë gjithë botën e na shpëtoftë nga gjithë kjo bela e madhe”, u shpreh ajo në fund.

Në një status të postuar përpara dy ditësh në Instagram, Ciljeta thoshte: “ Asgje nuk ndodh pa lejen e Allah,qofte edhe nje gjethe nuk bie ne toke pa lejen e Tij☝?dhe kjo qe po kalon e gjithe bota eshte nje sprove e madhe krijuar nga vet dora njeriut, jemi te gjithe gabimtare kujtohemi per Allahun kur na ze frika e paniku; kujtohemi atehere kur e shohim qe s1 kemi me zgjidhje nga t`ja mbajme, por po ta mendojme pak me thelle shume keshilla i kemi ne KURAN keshilla qe jo te gjithe i zbatojme dhe na duhet te kalojme neper sprova kaq te medha per te kuptuar sa gjera e keshilla jane thene ne Kuran mijëra vjet me pare”…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF