Sot është dita e 10-të e karantinës për shqiptarët dhe nē njē qëndrim 24 orë në 24 në shtëpi me siguri ju ka rastisur të njihni ndonjë anë të panjohur tek pjesëtarët e familjes. (p.sh unë mësova që burri im është klaustrofobik, as ai vetë s’e dinte nē fakt).
Ndërsa Venera Lumanit i ka ndodhur të zgjohet me një burrë të ri sot, që nuk i ngjan fare Lindit.
I fiksuar pas serialit “Narcos” e kuptuam se me çfarë i ka kaluar ditët e izolimit Lindi, por fiksmi i tij pas këtij seriali ka shkuarN deri aty sa tē shnderrohet njesoj si personazhi kryesor.
I veshur me një kanotiere të zezë dhe me mjekrën si aktori kryesor i “Narcos”, i fejuari i Venerës ka adoptuar pamjen prej ‘të forti’ dhe i ka bërë asaj një surprizë këtë mëngjes.
“U zgjova me një burrë të ri. Sa të jem unë gjallë s’ka më ‘Narcos'”: ka shkruar artistja përbri fotos së burrit të ri, që sigurisht është Lindi, por me një pamje krejtësisht të ndryshuar.