KreuCelebrity

Italia po përjeton ferrin: 630 vdekje vetëm gjatë 24 orëve të fundit!

Masat e rrepta të qeverisë italiane duket nuk kanë mjaftuar për frenimin e koronavirusit, që po bën “kërdinë” në fqinjin tonë  përtej Adriatikut. Bilanci i vdekjeve kapërceu 4.000; 627 persona humbën jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Italia tashmë kapërceu zyrtarisht dhe Kinën për nga numri I viktimave të Covid 19 dhe konsiderohet sot si epiqendra e re e sëmundjes.

Sistemi shëndetësor italian konsiderohet si një ndër më të mirët, por sot është në prag kolapsi.

Mjekët kinezë që mbërritën në Milano për të dhënë ndihmesën e tyre (pasi Kina, që nuk ka shënuar prej dy ditësh asnjë rast të ri infektimit, mendohet se ka tashmë pak më tepër eksperiencë me këtë sëmundje), deklaruan se autoritetet italiane gabuan me masat në Lombardi. Ato sipas tyre, duhet të kishin qenë që në fillim më ekstreme.

“ Situata është mjaft e  ngjashme me atë që patëm në Wuhan përpara dy muajsh. Por atje, që një muaj pas karantinës infektimet filluan të rralloheshin, ndërsa këtu izolimi nuk po respektohet sic duhet. Mjetet e transportit publik lëvizin ende dhe qytetarët po ashtu, “ tha zëvendëspresidenti I Kryqit të kuq kinez Sun Shuopeng.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF