KreuCelebrity

Përse kaq shumë vdekje në Itali? Ekspertët: kërkojeni edhe tek marrëdhënia gjyshër-nipër!

Dy studime ballafaqojnë deri tani vdekshmërinë e lartë në Itali prej koronavirusit me nderveprim e madh social që ekziston në vend mes gjyshërve dhe nipërve, apo edhe ai mes prindërve në moshë që kanë fëmijë më të vegjël. Në Itali, të moshuarit kujdesen shpesh për nipërit dhe mbesat, dhe kanë mjaft kontakte me familjarët, gjë që nuk ndodh në të njëjtën masë në disa vende të tjera të botës.

Përpara disa ditësh, një studim I realizuar nga Jennifer Beam Doëd, epidemiologe e Universitëtit të Oxfordit, thoshte se bazuar në të dhënat që ka vënë në dispozicion Instituti kombëtar I Statistikave, ndërveprimi mes të rinjve dhe të moshuarve në Itali prek më shumë se gjysmën e popullatës në rajonet qendrore të vendit.

Kjo nuk ndodh në të njëjtin nivel në shtete si Koreja e Jugut apo Singapori, ku infektimet janë më të pakta në numër. Në Itali ndërkohë, është I lartë dhe numri I personave nga 39040 vjec që jetojnë ende me prindërit. Ndërsa koronavirusi nuk ka marrë deri tani jetën e asnjë fëmije, ata mund të jenë bartës të sëmundjes e të infektojnë më të moshuarit , ndaj dhe prindërve u është bërë thirrje që të mos i lënë të vgjelit me gjyshërit e tyre në këto momente rreziku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF