KreuCelebrity

Kjo ishte ditëlindja më e trishtë e Ermal Mamaqit!

Kanë kaluar shumë pak muaj e vetëm disa javë që kur termi ‘koronavirus’ u shfaq në jetët tona, për të na ndryshuar katërcipërisht stilin e jetesês, për të paktën dy javët e fundit e kushedi sa të tjera në vijim.


Ermal Mamaqi këtë 21 mars festoi 38 vjetorin e lindjes e në kushte të tjera me siguri Ami do t’i organizonte një festë, surprizë ose jo; por ditëlindja në izolim brenda katër mureve të shtëpisë (për fat të mirë me femijët e bashkêshorten), por pa patur mundësi të marrê një uratë nënash nga e ëma, rrahje shpatullash nga i ati apo një urim çapkën nga i vëllai me siguri Ermali nuk e kishte menduar as në fantazitë më dramatike në skenaret e filmave të tij…

Gjithsesi, pasi ka marrë urimet nga telefoni, si për të gjetur një ‘pretekst’ për t’i parë Mamaqi çoi tortën e ditëlindjes në shtêpinë e prindërve të karantinuar njêsoj si ai, por duke ruajtur distancën që ka vendosur ky virus i padukshëm.

Mes mijëra postimesh në instagramin e tij, kjo foto e nënës dhe babait të mbështetur në pragun e derês, e me tortên e ditelindjes së djalit nên këmbê, është më e trishta.

“Padyshim ditëlindja më e trishtuar. Sot paradite shkova tek shtëpia e prindërve dhe i lashë një tortë tek dera. Zbrita 10 shkallë dhe prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë, filluan të qanin të dy. Unë prita sa të shkoj në makinë që të nxjerr lotët. Nuk di si t’jua them dhe tani që po shkruaj po më mbushen sytë me lotë. Si film dramatik. Dy minuta qëndruam ata në derë dhe unë poshtë shkallëve. Çudi e madhe, kemi qëndruar larg njëri tjetrit shumë herë më gjatë se kaq dhe s’ka qenë shumë problem, (të paktën nga unë), por sot ishte ndryshe. Donim të përqafoheshim dhe nuk mundeshim. Ku i dihet, mund të jetë në trupat tanë dhe ja ngjisim njëri tjetrit. Nuk e dija që do jetonim këto kohë, por është mirë. Po ndjejmë sërish mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur dhe si gjithmonë po bëhemi pishman për idiotsitë që mërziteshim në kohë paqeje…Prapë jamë i lumtur. Po pres, është duke ardhur diçka shumë e mirë, mos harroni! Dhuratat vijnë përmes problemeve!”- ka shkruar Ermali përbri fotos dhe ne duam të besojmë fort që vërtetë diçka e mirë do të vijë pas kësaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF