U përfol gjatë në kohën e ndarjes së saj se arsyeja përse po divorcohej nga bashkëshorti, ishte një marrëdhënie me një ish deputet. Megjithate Rudina Dembacaj e ka treguar në disa raste se ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me ish të shoqin, Aleksin.
Por si janë raportet e këtij të fundit me partnerin aktual të saj, Mark Frroku?
Këtë pyetje, moderatores ia bëri një ndjekëse në rrjetet sociale, dhe Rudina nuk ngurroi t`i përgjigjet. “Shumë të mira! Është Viki në mes”, ka thënë ajo, duke treguar se ndonëse mund të mendohej e kundërta, realiteti qenka krejt ndryshe.
Të dy ata sipas saj janë ndarë me mirëkuptim. Përpara pak ditësh, bëri dhe një shaka po gjatë një bisede në Instagram me ndjekësat ku thoshte: “Aleksi ka shpëtuar! Ku durohem unë”!



















