Carlo Morandotti, një fermer 66 vjecar dhe e shoqja Lucetta, u kthyen në njërin prej rasteve më prekëse në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi: burrë e grua vdiqën nga koronavirusi me katër orë diferencë nga njëri tjetri, pa mundur t`I japin lamtumirën e fundit as njëri tjetrit, e as fëmijëve.
Edhe vajza e tyre 28 vjecare ka rezultuar pozitive e aktualisht, është në karantinë. I biri 38 vjecar është izoluar sakaq në Toskanë, aty ku punon.
I pari duket ndërroi jetë Carlo, dhe më vonë bashkëshortja. “Më vjen shumë keq, u trondita pamasë nga kjo tragjedi. Ata ishin dy njerëz të shkëlqyeshëm dhe sot nuk jam më. Kur takoheshim, ai gjithmonë më ndalonte të shkëmbeja dy fjalë. Carlo ishte një fermer shumë i vlerësuar, me të vërtetë person i mirë ”, tha kryebashkiaku i Garlascos, Pietro Farina.
E para që e mori virusin ishte Lucetta, që punonte si infermiere. Ditët e para të sëmundjes, ajo I kaloi në shtëpi duke menduar se ishte duke përjetuar një bronshit të thjeshtë.