Mbi 15 mijë vetë kanë humbur jetën në mbarë botën si pasojë e koronavirusit të ri e mbi 350,000 të tjerë janë infektuar. Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata “do të përkeqësohet” këtë javë, teksa pandemia është në përhapje e sipër, thotë REL.
Europa vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit, pasi numri i personave të vdekur po vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia ka numrin më të madh të viktimave, 5,476, pa harruar edhe rreth 59,000 të infektuar, një rritje prej më shumë se 1,400 vdekjeve dhe 12,000 rasteve të reja të të infektuarve brenda 48 orëve të fundit. Vendi I dytë pas saj është Kina, por edhe SHBA-ja për përjeton një përhapje frikësuese të sëmundjes. Masat e distancimit social funksionojnë, por kjo nuk duhet të krijojë euforinë se pas disa javë distancimi, njerëzimi e ka mundur koronavirusin, tha për VOA-n, Dr. Jennifer Nuzzo (Nazo), epidemiologe në Universitetin Johns Hokins.
Ekspertja këshillon që përvoja e Italisë të shërbejë si paralajmërim i rrezikut që i kanoset çdo vendi në rrethana të caktuara. Kina ka arritur sukses me masat e forta të izolimit. Të mërkurën autoritetet në Ëuhan deklaruan se për herë të parë që nga shfaqja e sëmundjes, nuk ka pasur raste të reja infektimi brenda vendit. Por Dr. Nuzzo thotë se popullata mbetet e rrezikuar nga virusi tani që po hiqen masat dhe njerëzit po kthehen në punë.