Me mbi 6.800 të vdekur, Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Numri i vdekjeve dhe infektimeve është shtuar me një ritëm tmerrues dhe masat shtrënguese të qeverisë, e kanë detyruar mbarë vendin të izolohet. Klaudia Pepa nuk bën përjashtim.
Por ajo po përpiqet të gjejë mënyra për t`i bërë më të lehta ditët e zymta të karantinës. Kështu, në një video të postuar në rrjetet sociale tregon sesi nën tingujt e një muzike ritmike lan xhamat … me këmbë!!
“Bëni dhe ju si unë, vini në sfond këngën e @sofiacarson dhe gjeni një mënyrë të kendshme dhe simpatike për të bërë punët e shtëpisë”, shkruan balerina, por jo të gjithë mund t`ia ndjekim këshillën!
Soluzione: come pulire più veloce la casa ??? #dance #funny



















