KreuCelebrity

A do të ketë ikur virusi në verë? Cfarë thonë ekspertët!

Situata është dramatike sot në disa vende të botës për shkak të koronavirusit. Por shumë njerëz po arrijnë ta kapërcejnë stresin e jashtëzakonshëm që I ka krijuar kjo gjendje, duke menduar gjëra të bukura. Një prej tyre janë pushimet.

Ndaj nuk janë të pakta ata që duan të dijnë nëse koronavirusin nuk “ do ta kemi nëpër këmbë gjatë verës”.

Por ekspertët ngurrojnë të bëjnë parashikime. “Parashikimet optimiste nuk kanë kuptim, por as ato pesimiste. Duhet të mendojmë për të tashmen. Vera është në duart tona. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ajo që do të ndodhë gjatë verës do të varet nga ajo që ne bëjmë tani”, tha virologu italian, Roberto Burioni, për “Rai Radio2”.

“Nëse vazhdojmë të dalim, virusi nuk do të ndalet. Nëse në vend të kësaj bëjmë një sakrificë, dhe të arrijmë të ndalojmë një pjesë të madhe të epidemisë dhe pastaj ngadalë fillojmë përsëri, atëherë nuk do të isha dhe aq pesimist. Për momentin, nuk e them dot me saktësi. Ne jetojmë për sot, të bësh programe në kohë nuk ka kuptim”, u shpreh ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF