Meghan Markle dhe princ Harry kanë fluturuar drejt ShBA-ve, pak para se Donald Trump të mbyllë kufijtë.
Dyshja kanë marrë avionin e tyre privat dhe së bashku me të birin Archie 10 muajsh janë vendosur në banesën e tyre të përkohshme në Kaliforni. Çifti duket se ka dashur të jetë sa më pranë agjentëve të Hollywood duke qenë se Meghan ka vendosur t’i rikthehet aktrimit, e po ashtu ajo ka shumë miq si dhe nënën e saj Doria atje.
Lajmi i largimit nga Kanada vjen në të njëjtën ditë kur Meghan bëri publik lajmin se ajo ka pranuar të jetë dublante zëri në një dokumentar për elefantët dhe fitimet nga kjo punë , aktorja do t’i dhurojë për bamirësi në shoqatën për mbrojtjen e kafshēve të egra.



















