Për aktorin shqiptar Gent Hazizi, punonjësit shëndetësorë në Shqipëri nuk ka pse të jenë të vetëm në betejën kundër koronavirusit. Genti ofroi ndihmën e tij modeste si vullnetar, një gjest i lavdërueshëm, e që duhet marrë seriozisht. Në Britaninë e Madhe është ngritur tashmë një “ushtri” vullnetarësh, që ndihmojnë në zbatimin e masave kundër krizës, duke I ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.
“Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen. Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate! Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”, ka shkruar aktori.



















