KreuCelebrity

Mjekët thoshin se koronavirusi nuk rrezikon jetën e të miturve, vdes 16 vjecarja në Francë!

Ishte një nga të vetmet gjëra qetësuese në mesin e frikës që ka mbjelle koronavirusi: mjekët që në fillim thanë se sëmundja kursen moshat nën 18 vjec, të cilat edhe pse mund të preken prej saj, nuk rrezikojnë jetën. Ndaj shkaktoi tronditje të madhe lajmi se një 16 vjecare,  e identifikuar si Julie A, kishte ndërruar jetë nga Covid 19 në Francë. Vajza për më tepër, nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, sic thonë familjarët e saj.

Gjithshka kishte nisur si një kollë e lehtë por ngacmuese, e për këtë, adoleshentja dhe ishte vizituar të djelën tek një mjek. Por gjendja e saj është përkeqësuar papritur në “mënyrë të dhunshme”, sic rrëfen e motra, Manon.

“ Kjo është e papërballueshme” , tha nëna e vajzës, Sabine, për AFP-në. “Që në fillim, na u tha se virusi nuk prek të rinjtë. Ne e besuam, ashtu si të gjithë”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF