Edhe pse shifrat zyrtare tregojnë që ka një numër më të madh të prekurish nga koronavirusi se Franca, përkatësisht më shumë se 50,000 të infektuar krahasuar me 33,402 të kësja të fundit, vdekjet në Gjermani nga Covid 19, janë shumë më pak. 321 persona kanë ndërruar jetë atje, ndërkohë që në Francë bilanci I jetëve të humbura shënon 1,997.
Sipas Anabel, ekspertët e shëndetit po përpiqen të analizojnë se çfarë ka bërë ndryshe Gjermania dhe ku qëndron suksesi i përballjes me Covid-19. Sigurisht që disa janë të mendimit se Gjermania është ende ne fazën ku kanë qenë shtetet e tjera më parë, mirëpo të tjerë ekspertë të cituar nga CNN, pretendojnë se meritën kyce këtu e ka sistemi mjekësor. Më saktë, infermierët.
Gjermania po ndjek prej kohësh një politikë të tërheqjes së tyre, sidomos nga vendet e Ballkanit, por më shumë nga Kosova e Shqipëria. Gjermanët këtu dalin në krye: numri i infermierëve në krahasim me popullatën e përgjithshme, sepse masat e marra e kapacitetet spitalore ngjasojnë shumë me ato të vendeve të tjera.
Numri i lartë i infermierëve konsiderohet me rëndësi kyce, sepse është thelbësor për menaxhimin e pacientëve, e për rrjedhojë, sigurimin e mbijetesës.



















