KreuCelebrity

Virusi, një tragjedi që s`ka fund: At e bijë vdesin njëri pas tjetrit brenda 24 orëve!

Mes gati 760 vdekjeve në Britani nga koronavirusi, rasti i oficerit të emigracionit Sudhir Sharma në Londër, ishte ndër më të dhimbshmit. 61 vjecari ndërroi jetë në spital pasi trupi i tij nuk e përballoi dot sëmundjen.

Por edhe më tragjik e bën këtë rast fakti që brenda 24 orësh nga vdekja e tij, ndërroi jetë dhe e bija, 33 vjecarja Pooja Sharma. Ndërsa i ati duket kishte disa probleme të tjera që e bënin disi më të brishtë, farmacistja ishte mëse e shëndetshme!

33 vjecarja ishte vendosur në trajtim intensive prej tre ditësh, por gjendja e saj u rëndua papritur. Ngushëllimet për familjen vërshuan nga miq e kolegë, por edhe persona të panjohur shkruan në mbështetje të saj në rrjetet sociale, duke i shoqëruar komentet e tyre me thirrjet që njerëzit ta marrin shumë seriozisht këtë situatë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF