KreuCelebrity

Në rrjetet sociale, mesazhi që të këput shpirtin: “ Bergamo, qyteti që s`ka gjyshër”!

Është qyteti më i prekur në Itali nga koronavirusi. Aq shumë të moshuar kanë humbur jetën atje, sa në mediat sociale dikush i ka vënë etiketimin prekës “Bergamo pa gjyshër”.

Sipas të dhënave zyrtare, ka ndodhur që në Bergamon me 110 mijë banorë të vdesin edhe më shumë se 100 persona brenda një dite të vetme, thote TCH. Mesatarja e jetëve të humbura në 24 orë atje është fiksuar tek 50 vetët. Pamjet e automjeteve ushtarake që transportojnë arkëmortet drejt varrezave të tjera në Itali janë kthyer në simbolin makabër e shokues të pandemisë së koronavirusit në vend.

Krematoret në Bergamo nuk po i bëjnë dot ballë fluksit të vdekjeve e mjaft trupa janë transferuar në zona të tjera të vendit. Sipas kryebashkiakut, Giorgio Gori, në qytet ka edhe të moshuar që kanë vdekur në shtëpi me pneumoni, pa iu bërë testi i koronavirusit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF