KreuCelebrity

Archie do të bëhet me motër ose vëlla??

Tërmeti që shkaktuan në familjen mbretërore britanike nuk e ka cënuar lidhjen e princit Harry me Meghan Markle. Përkundrazi, cifti shkon mirë e paska plane për ta zgjeruar sa më shpejt familjen!

US Weekly thotë se për momentin, dyshja po vazhdon ende përshtatjen me jetën e re. Por sapo kjo periudhë të marrë fund, do të nisin “misionin e ri”, që do të thotë ta bëjnë Archien me vëlla ose motër!

“ Ata po shijojnë ditët që janë duke kaluar me të. Janë shumë të angazhuar për një fëmijë tjetër, por pa shumë presion”, thanë burime pranë ciftit.  Nga Kanadaja, Harry dhe Meghani janë zhvendosur së fundi në Los Angeles, ku kanë edhe më shumë mundësi të punojnë.

“ Meghani ka shumë njohje e miq atje, e sigurisht dhe të ëmën, Dora. E kuptuan se Kanadaja nuk do të funksiononte”, pohojnë të njëjtat burime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF