KreuCelebrity

Kryeministri publikon kurbën e sëmundjes: cfarë ndodh në vazhdim!

Dy pacientë ndërruan jetë së fundi në Shqipëri duke e cuar në 15 numrin e jetëve të humbura nga koronavirusi në vendin tonë. Bëhet fjalë për 77-vjeçarin I. B., nga Kavaja, që po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, e ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. Po kështu fatkeqësisht është shuar edhe R. P 69-vjeç nga Hasi, i shtruar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ku tre ditët e fundit ishte i intubuar.

Të prekurit janë 243. Rastet shtohen dita-ditës, por si është tabloja e përgjithshme për ne? Kryeministri Edi Rama publikoi një grafik që tregon kurbën e sëmundjes.

Grafiku e vendos Shqipërinë mes vendeve pa rritje të madhe .“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes. Deri Në Fund”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF