KreuCelebrity

Koronavirusi merr një tjetër jetë, në Shqipëri shënohet viktima e 12-të!

Ka shkuar në 12 bilanci i jetëve të humbura nga Covid 19 në Shqipëri. Viktima e fundit e sëmundjes është një 82 vjecare nga Tirana, L.M, e cila ishte shtruar prej dy ditësh në Spitalin Infektiv. Fatkeqësisht, sic ka ndodhur në disa raste me këtë sëmundje, gjendja e saj është përkeqësuar befas.

Duket situatën e gruas së moshuar e kanë rënduar edhe problemet shëndetësore ekzistuese që ajo kishte: Astma Bronkiale, Hipertension e Podagra (sëmundje reumatismale).

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bëri thirrje t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF