KreuCelebrity

E bllokuar ne shtëpi, pensionistja nga Vlora bën rrëfimin rrënqethës: “ Prej dy ditësh, pij vetëm ujë me sheqer..”

E bllokuar ne shtëpi, pensionistja nga Vlora bën rrëfimin

Në këto kohë izolimi, për disa mund të jetë më e vështirë se për të tjerët që të arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre. Kjo vlen sidomos për të moshuarit që janë vetëm. Një e moshuar nga Vlora tregoi me rrëfimin e saj tronditës se mund të ketë mjaft njerëz në situatën e saj, kur nuk kanë mundësi as të ushqehen. “Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në bug policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk mund të kërkoj në lagje tani. . Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në Facebook, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!”- ka thënë gruaja e moshuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF