KreuCelebrity

“ Më i bukuri i Turqisë” rrëfen përse nuk lidhet më me aktore!

U përfol kaq shumë në mediat turke e përtej, sa në fund, Can Yaman dhe partnerja e tij në serialin “Erkenci kus”, Demet Ozdemir, e pranuan se e kishin pasur një lidhje.

Por ajo sipas tyre nuk kishte qenë vecse një flakë e shkurtër, dhe kishte përfunduar shpejt. Sapo ishte “harruar” pak kjo histori, Can befasoi me deklaratën e tij të radhës. Aktori me origjinë shqiptare, i shpallur “ Mashkulli i vitit në Turqi” ë 2018-tën tha se ka hequr dorë nga lidhjet me koleget.

“Nuk dua më lidhje me to. Duke qëndruar larg tyre jam më i qetë, nuk jam nervoz dhe jam pa stres. I respektoj të gjithë koleget e mia të mrekullueshme, por nuk do bie kurrë në dashuri me ndonjë prej tyre,” është shprehur ai. Shumë shpejt pas këtij pohimi, dolën fjalë se Can ka mbetur i zhgënjyer nga Demet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF