KreuCelebrity

Gjithmonë e kuruar, Ivanka Trump shfaqet “ujë e sapun” për të dhënë mesazhin për koronavirusin!

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në 2,572, me rreth 143,500 të testuar pozitivë. Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit. E bija e tij, Ivanka, është përpjekur të inkurajojë amerikanët në këtë moment të vështirë për ata dhe të gjithë botën.

Edhe pse e shohim gjithmonë të kuruar, Ivanka u shfaq  pa make-up dhe me flokët e çregullt, për të dhënë mesazhin e rëndësishëm.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe taska forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë.Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ishte komenti i saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF