Gazetarja dhe producentja e CBS, Maria Mercader ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare në Nju Jork.
Mercader, që punoi për tre dekada në këtë televizion, luftoi me kancerin për gati 20 vjet. Që prej fundit të shkurtit, ajo kishte marrë lejen për arsye shëndetësore. BuzzFeedNews thotë se ishte pikërisht koronavirusi që i dha goditjen e fundit.
Sëmundja ia rëndoi shumë gjendje duket gazetares veterane e të shumëvlerësuar. Gjatë karrierës së saj, Mercader mbuloi një sërë eventesh të rëndësishme si sulmet e 11 shtatorit në SHBA apo vdekjen e princeshës Diana. Në 2004-tën, fitoi një cmim Emmy për punën e saj tek CBS Sunday Morning.