Gwyneth është kthyer në një nga promovueset më të mëdha të distancës sociale në këto kohë, kur bota përballet me pandeminë e koronavirusit, dhe këtë e zbaton edhe me të shoqin, Brad Falchuk. Aktorja 47 vjecare u fotografua duke ecur në gati 2 metra distancë nga bashkëshorti gjatë shëtitjes këtë të djelë.
Foto të mërhershme tregojnë se Gwyneth po kështu e përdor shumë maskën e dorezat bashkë me të.
Ylli i Hollivudit u bë kohë që i inkurajon 6.9 milionë ndjekësit e saj të praktikojnë vetëizolimin e ta marrin shumë seriozisht COVID-19. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 123,800 raste me koronavirus dhe mbi 2,660 vdekje.