KreuCelebrity

Xhaxhai i Greta Koçit në pranga; përdorte emrin e mbesës për mashtrim vizash!

Xhaxhai i këngëtares Greta Koçi, është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi uniformat blu kanë zbuluar një skemë mashtrimi.

Sipas Shqiptarja.com Shkëlqim Koçi përdorte emrin e mbesës së famshme, për të mashtruar qytetarët se do t’u siguronte atyre viza kanadeze dhe amerikane kundrejt një pagese prej 10.000 eurosh.

Koçi i mashtronte qytetarët duke i thënë se i do t’i bëjë pjesë të stafit të mbesês së tij Gretës dhe kështu ata do ta kenë të thjeshtë të marrin një vizë pune për në SHBA apo Kanada, duke qenë se artistja ka shpesh koncerte në këto shtete.

Njëri prej ‘viktimave’ që kishte derdhur në llogarinē e Koçit 7300 euro për t’i sjellë bashkëshorten në Kanada, ka telefonuar këngëtaren Greta Koçi e cila është përgjigjur se nuk është aspak në dijeni të një skeme të tillë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Shkëlqim Koçin me 7 vite heqje lirie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF