
Leter per aktorin nga grupi i programit perfaqesuar nga Ardiana Gjoka
Nje kunder Pergjigje Nga emisioni i ri Aventurieret Ne Top Channel per aktorin e math Florian Binaj, Me nie video te aktorit lindi duke thene mbylle gojen….. ketu e keni linkun..
Florian Binaj i zhgënjyer nga programi i Top Channel: Promovon antivlerat!
https://www.instagram.com/p/B-kKj9blY7a/?utm_source=ig_web_copy_link
Sa keq që disa artistë tentojnë të hedhin baltë mbi punën e mirë e të palodhur të një grupi të rinjsh me energji të pashtershme dhe talent të jashtëzakonshëm. Pritshmëria e gjithkujt është që personat e artit të jenë të parët në promovimin e të qënurit mendjehapur dhe të pranojnë realitetin ashtu siç është e jo ashtu siç duhej të ishte. Na vjen keq të nderuar “Artbërës” që personazhet e “Aventurierët” nuk kishin një bibliotekë në sfond ndërsa komunikonin. Konteksti i këtij formati televiziv nuk është përfshirja në operacione të kërkimeve shkencore por reflektimi i realitetit të një gjenerate të re (millennials) pa komplekse, pa kufinj të imponuar nga pritshmëritë e brezave të mëparshëm dhe larg mentaliteteve mediokre dhe tashmë jorelevante në shekullin e 21.
Theksojmë se ky Reality Show, në asnjë moment nuk ka promovuar distancimin nga libri, arsimimi, arti, familja apo shoqëria. “Aventurierët” synon të paraqesë lirinë e mëndjes të kesaj gjenerate të re, e cila tashmë është e pandalshme dhe e pranishme kudo në shoqëri, pavarësisht pëlqimeve apo paragjykimeve individuale.
Flasin për sisteme vlerash disa persona që prej vitesh promovojnë personazhe humori të pashkolluar, paartikuluar, herë-herë thjesht “belbëzues” të shqipes dhe pionerë antivlerash në familje e shoqëri…. dhe prapë shqiptarët qeshën dhe duartrokitën humorin e tyre duke pranuar kontekstin. Prandaj të nderuar “Artbërës”, ju më mirë se çdokush duhet të kuptoni kontekstin e këtij Reality Show dhe të mos përbaltni me paragjykime të pavlera që tashmë u ka dalë boja. Bota i përket të rinjve! ?
#mendjehapur #joparagjykimeve #pakomplekse #millenials #positivevibesonly?