KreuCelebrity

Pas dy aborteve, partnerja e aktorit të njohur, në pritje të fëmijës së 5-të!

Në këtë kohë pandemie, kur lajmet e mira duket se janë aq të pakta, bashkëshortja e aktorit Alex Baldwin ka gëzuar ndjekësit teksa ka dhënë një lajm shumë të bukur.

Hilaria ka publikuar një video në rrjetin social instagram, ku duket me barkun e rrumbullakosur pasi dyshja e famshme së shpejti do të bëhen prindër.

https://www.instagram.com/p/B-pt8e_noPE/?igshid=jsux6weba8lr

“Ngrini zërin. Po lë bebin të flasi, pasi unë vërtet që nuk di ta përshkruaj se si më bën të ndihem kjo zhurmë. Sapo mora lajmin se gjithçka po shkon shumë mirë dhe i vogli është i shëndetshëm. Ja ku jemi sërish”;- ka shkruar 36 vjeçarja përbri videos kuptimplotë, ku arrihet të dëgjohen rrahjet e bebushit.

Shtatzënia e Hilarias vjen pas dy abortesh të një pas njëshme, për të cilat çifti ka qenë i hapur të flasë edhe në publik.


Ky do të jetë fëmija i pestë për Hilarian, pas Carmen, 6 vjeç, Rafael, 4 vjeç Leonardo 3 vjeç, dhe Romeo, 1 vjeç.


Ndërsa për Baldwin do të jetë fëmija i dytë pas vajzës Ireland, 24 vjeç që ma me ish- gruan Kim Basinger.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF