KreuCelebrity

Vesa Luma rendit 11 anët pozitive të karantinës!

Shumë prej jush mund të jeni lodhur nga qëndrimi në shtëpi, por jo pak persona kanë preferuar t’i gjejnë plot anë pozitive izolimit dhe një prej tyre është edhe artistja Vesa Luma, e cila përpos se po shijon në maksimum familjen e saj të vogēl; të birin Lian dhe bashkëshortin Big Basta, këngëtarja ka i ka gjetur plot 11 anë pozitive karantinimit, të cilat i ka ndarë në një postim ne instagram:


“Si u zgjuat sot? Ne kemi filluar të rendisim gjërat e bukura të karantinës;
1. Po e shijojmë Lianin në maksimum
2. Po e duam njêri tjetrin më shumë
3. Po ja dimë vlerën shëndetit më shumë
4. Jemi bërë kuzhinier më të mirë
5. Po i lajmë duart 700 herē në ditë
6. Po lexojmë më shumë
7. Po hamë lirshëm, sepse tani s’ka më presione, por s’po e teprojmë (sepse me brumin jemi minus)
8. Po shohim më shumë filma
9. Po ushqehemi më shumë me vitamina
10. Kemi mësuar mjekësinë
11. Jemi bërë produktivë (kemi 2 këngë gati)…;- kështu i ka renditur ndjesitë pozitive të tê qëndruarit në shtëpi Vesa dhe me siguri shumë prej nesh e gjejmë veten tek në mos të gjitha, tek disa pika po.


Vesa, Big Basta dhe djali i tyre Lian janë izoluar në shtëpinë e tyre në Australi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF