KreuCelebrity

Në shtëpi me 5 gra; Arifi i “Elita 5” rrëfen karantinën e tij!

I ftuar (virtualisht) në programin e pasdites në Vizion Plus, vokalisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi tregoi se si po i kalon ditët e karantinës në shtëpinë e tij, ku jeton me bashkëshorten, tri vajzat dhe nënën.

I rrethuar vetëm me gra, kuptueshëm që Arifit nuk i del radha të merret me punë shtëpi, apo gatim ndaj në ditët e karantinës, solistit të grupit legjendar i është dashur të zbulojë një pasion dhe talent të ri tek vetja; atë të kopshtarisë.

Nga gjithë kjo e keqe e ka një të mirë, sepse kemi qenë në lëvizje dhe tani jemi pranë familjes. Bëj punë shtëpie, jam i pasionuar me oborrin, kopshtin mbjell lule. Nëse më duhet të dal për të blerë diçka, dal me maskë dhe doreza. Unë jam me fat që kam bashkëshorten, nënën dhe tre vajzat , ndaj nuk më mbetet shumë punë shtëpie për të bërë. Shikoj ndonjë film dhe jemi të qetë.”- tregoi Arifi.


Artisti rrëfeu gjithashtu se bashkë me grupin kanë përgatitur këngë të reja, të cilat do të publikohen për publikun, sapo kjo situatë të marrë fund.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF