Pavarësisht situatës, Jonida Vokshi po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj, teksa pas pak kohësh pritet të takojë vajzën e saj.
Bukuroshja e ekranit, dot feston ditëlindjen e 34 ndërsa bebushi në barkun e saj sapo ka mbushur 31 javêsh.
Jonida ka uruar veten për ditën e shënuar dhe mami në pritje ka zgjedhur një fustan tejet elegant e shtuar nurin që i ka dhënë shtatzënia, ajo duket më e bukur se asnjëherë.
“Në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi për mua, pavarësisht situatës. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që po numëroj ditët për të të parë fytyrên, e për të të ndjerë aromën”;- ka shkruar Vokshi përbri fotos nga karantina e shtëpisë së saj.