Prej vitit 2016 Princ Leka dhe Elia Zaharia ndajnë bashkë ditë-natët si bashkëshortë.
Në këtë periudhë pandemia, edhe familja mbretërore shqiptare ndodhet e katantinuar në rezidencën mbretërore.
Por ç’pamje ka karantina e Elias dhe Lekës?!
Në një intervistë të dhënë 2 vite më parë për programin ‘Bel Mondo’, çifti mbretëror hapën dyert e shtëpisë së tyre për gazetarin Xhani Shqerra.
Sigurisht që rezidenca e tyre nuk është një apartament me kujtimet e një brezi.
Në karantinën e Princ Lekês dhe Princeshë Elias ka histori, fotograti paraardhësish, trashëgimtarësh tê fronit, emblema, dekorata, koleksionin e Ademit Frashërit, që tregon historinë e shtetit shqiptar, koleksionin e vjetër të armëve, që ka qenë i Mbretit Leka, si dhe pjesë të trashëgimisë, duke siguruar që historia e mbretërisë të jetë pjesë e historisë.
Gjithsesi përpos protokollit mbretëror kjo shtëpi duket e mbushur me plot dashuri…