Me, apo pa dashje Robert Berisha në çdo intervistë që jep nuk i kursen deklaratat pikante. Teksa ndodhet i karantinuar në shtëpinë e tij në Prishtinë, këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Krejt ka pak” ku foli rreth periudhës së vetë-izolimit.
Këngëtari u pyet nga moderatorja se cilën nga artistet do e zgjidhte si shoqëruese gjatë kësaj periudhe të izolimit, dhe ai nuk ka nguruar të ktheëj një përgjigje. Roberti zgjodhi Rita Orën si vajzën ideale për tu mbyllur në karantinë.
“Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë ai.



















