Ndonëse prej disa muajsh dyshja Jonida Maliqi, Romeo Veshaj i dhanë fund romancës së tyre, duket se izolimi i bëri të kuptojnë se i mungojnë njëri tjetrit.
Dyshja duket se ka vendosur t’i japin edhe një shans lidhjes sy tyre dhe këtë fundjavë, ata e kanë kaluar së bashku në Jug të vendit.
Sigurisht nuk ishte asnjëri prej tyre që e thanë vetë këtë ndryshim të statusit të tyre dashuror, por detaje të përbashkëta si vendndodhja, apo fotot e Jonidës në makinën e Romeos bënë të lindin dyshimet se çifti janë rikthyer.
Fotot e fundit të këngëtares dhe fashionistes duket se janë shkrepur në makinën tip ‘Porche’ të aktorit dhe sigurisht që ndjekësit nuk lanë pa ja vënë në dukje këtë detaj Maliqit.
Romanca e artistes 37 vjeçare me aktorin 25 vjeçar ka nisur rreth dy vite më parë, por për arsye që nuk u bënë publike ata i dhanë fund lidhjes disa muaj më parë, kur të dy në intervista të ndryshme konfirmuan statusin ‘single’.
Ndërsa karantina duket se ja ndryshoi sërish statusin Maliqit dhe Veshajt.



















