Nëna e futbollistit të njohur Neymar, Nadine Goncalves nuk e ka patur aspak problem të bëjë publike romancën me të dashurin e saj 22 vjeçar.
52 vjeçarja e cila u nda nga babai i Neymar në vitin 2016, pas 25 vitesh martesë, duket se po e shijon jetën në maksimum dhe për këtë ka edhe bekimin e plotë të të birit.
Nadine postoi një foto me 22 vjeçarin Tiago Ramos përbri së cilës shkruan:
“E pashpjegueshmja, nuk ka shpjegim, thjesht jetohet”, ndërsa i biri Neymar duket se e ka aprovuar pa asnjë lloj problemi lidhjen e së ëmës, pasi nën foton e çiftit futbollisti shkruan:
I dashuri i nënës së Neymar është edhe një fans i futbollistit.



















