Ish-aktori dhe kryetari i bashkisë së Kolonjës së shpejti pritet të përjetojë për herë të dytë emocionin e të bërit prind.
Bashkëshortja Ajlin është në pritje të ëmbël dhe pas pak muajsh familjes Isai do t’i bashkohet një pjesëtar i ri.
I ftuar këtë mëngjes (virtualisht) nëpërmjet lidhjes Skype në programin “Rreze Dielli”, Erioni tregoi se vajza e tij e madhe do të bëhet me motër.
“Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar”,- tha Isai.



















