Është ndarë nga jeta pasditen e sotme, aktorja me origjinë franceze Patricia Millardet që për shqiptarët u bë tejet e njohur në rolin e Silvia Kontit në serialin ‘Oktapodi’.
Aktorja mbylli sytë në moshën 63 vjeçare në spitalin San Camillo në Romë, pas një ataku kardiak.
Patricia ishte shpërngulur në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë gjykatësja kurajoz dhe e pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001



















