KreuCelebrity

Nostalgji për ditën e dasmës; bashkëshortja e Gaz Pajës poston foto të papublikuara!

Më 1 qershor 2019 çifti Ira Seferi, Gaz Paja kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare, nëpërmjet një ceremonie madhështore dasme.


E ndodhur në karantinë prej më shumë se një muaji, duket se bashkëshortja e aktorit të njohur ka nisur të shfletojë albumet e fotove të dasmës.

Të mbyllur brenda mureve të shtëpisë, sigurisht që nostalgjia për ditët e ‘lirisë’ e aq mē tepër për ngjarjet e bukura, zë një pjesë të mirë të ditëve tona.


Ira ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të papublikuara më parë, nga dita e dasmës.

Me siguri teksa shfleton fotot, mami Ira ja tregon edhe të birit Dard. Ira dhe Gazi u bënë prindër më 30 tetor, kur mirëpritën në jetën e tyre djalin Dard.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF