KreuCelebrity

“Sa pak paskam…”! Rudina Magjistari bëri një reflektim karantine dhe të gjithë e gjetëm veten!

Të mbyllur në shtëpitë tona prej një muaji, pa patur mundësi të takojmë prindërit, gjyshërit, miqtë; pa patur mundësi të bëjmë edhe gjërat më tê thjeshta, si pirja e një kafe me një mikeshë në barin poshtë shtëpisë apo bërja e një xhiroje me makinë apo nê këmbë, çdo ditê e më shumë teksa reflektojmë brenda mureve të shtëpisë, po ja ndjemë nevojën dhe dëshirën edhe disa veprimeve që në ‘kohën e lirisë’ vetëm pak javë më parë, as që do t’i kushtonim më të voglën rëndësi…

Rudina Magjistari, e cila me të mbaruar programin e përditshëm, rend drejt shtëpisë së saj për të vijuar karantinimin me bashkëshortin dhe vajzën, pak minuta më parë postoi një video nē të cilēn moderatorja shfaqet teksa ecën zbathur në bar.


“Sa pak paskam ecur zbathur në bar gjatë jetës; refleksione karantine”- shkruan Magjistari kah videos në të cilën kēmba e saj ndjen kontaktin me barin e tokë.

Duket si një veprim i thjeshtë, por që tregon shumë, tregon se si vrulli i jetës dhe i kohëve moderne po na largon gjithmonë e më tepër nga gjërat e thjeshta, por kaq domethënëse.

Më thoni a ju kujtohet edhe ju hera e fundit kur keni ndjerë këmbën tuaj të puthi tokën, barin, baltën….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF