KreuCelebrity

Alban Skënderaj për përdorimin e fjalëve të huaja: Shqiptarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit!

Alban Skënderaj mori shkas nga një fjalë qē dëgjoi tek një gazetare kosovare dhe shkroi një status të gjatë kushtuar përdorimit të fjalëve të huaja në masë, më së shumti nga shqiptarët e Shqipërisë.


Gazetarja nga Kosova teksa i drejtohej publikut të Shqipërisë, përdori termin ‘kartë identiteti’ në vend të letërnjoftim, duke qenë se në Shqipëri do të kuptohej më lehtë me ‘kartë identiteti’.

Kēngëtari pasi ka përshëndetur qasjen e kosovarëve kah fjalëve shqipe, që për hir të së vërtetës përdoren pastër e shqip, shumë më shumë se në Shqipëri; i ka kërkuar shqiptarëve tê Kosovës që të mos ndikohen aspak nga vëllezërit e motrat në Shqipëri që i përdorin në masë fjalë e huaja.

Realitetin e leksikut shqiptar, Albani e quan kompleks inferioriteti; duke shtuar se ne, qytetarët e Shqipërisë zyrtare, duhet të marrim shembull nga Kosova, për mënyrën e shqipërimit të fjalëve.

“Po e shkruaj këtë herë se po e lashë do harroj si gjithmonë. Sapo pashë në televizor që edhe një gazetare e Kosovës (e ndikuar sepse po i fliste publikut të Shqipërisë) përdori fjalën ‘kartë identiteti’ dhe jo letërnjoftim, që është e njëjta fjalë, por në SHQIP dhe në Kosovë, ndryshe nga këtu, përdoret rregullisht.Ju lutem në Kosovë dhe jo vetëm, mos u ndikoni nga Shqipëria që vuan nga kompleksi i inferioritetit me këto huazime të kota. Jemi ne që duhet të marrim shembull nga ju për mënyrën se si i shqipëroni fjalët me aq logjikë, thjeshtësi e përgjegjësi. E njëjta gjë ka ndodur vitet e fundit me fjalë si ‘autostradë’ etj. Është një temë e gjatë dhe shembujt janë pafund dhe banal. Kam jetuar shumë vite jashtë dhe nuk kam bagazhin e një gjuhëtari, edhe unë gaboj, por kam vullnetin e mirë, aq më tepër në raste kaq të dukshme! Nuk jam i paarsyeshëm të diskutoj për fjalë të huaja që kanë vite e shekuj që kanë hyrë te ne për shkaqe historike, kur pjesa dërrmuese e popullsisë ishte analfabete, por është papërgjegjshmëri fëminore të fusim fjalë të huaja pa kriter, aq më tepër në media të shkruar, televizione, madje edhe në institucione në vitin 2020”- ka shkruar Albani në postim

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF