KreuCelebrity

E trishtë: Aktorit 41 vjeçar i pritet këmba si pasojë e Koronavirus!

Aktori i Broadway Nick Codero ka pësuar një komplikacion tejet të rëndë, si pasojë e Covid-19.

Shëndeti i aktorit u rëndua aq shumë sa që mjekëve u është dashur t’i presin këmbën e djathë.
41 vjeçari është i shtruar në njē spital të Los Angelos që prej fundit të marsit dhe gjendja e tij nuk është ende e qëndrueshme.


Ndërsa ishte duke u trajtuar në terapi intensie, një rënie e presionit të gjakut e bëri atë të vihet në gjendje kritike të jetës dhe ai ka mbetur i pavetëdijshëm që nga ajo kohë.


Bashkëshortja e tij Amanda Kloots ka postuar azhornime të herë pas hershme shëndetësore në mediat sociale për gjendjen e yllit që ndodhet me ventilator në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF