Pas një muaji vajza e moderatorit Eno Popi mbush 2 vjeç, por ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve publikë, prindërit e vogëlushes Liv kanë zgjedhur që të mos e ekspozojnë shpesh të bijën në rrjete sociale.
Por babai krenar duket se nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë me ndjekësit në rrjetin social instagram, një copëz nga gëzimi i tij më i madh që mban emrin Liv.
Eno dhe e vogla me siguri kanë nisur të krijojnë atë lidhjen speciale që ndërtohet mes babit dhe vajzës dhe kjo foto flet shumë…
Moderatori i ‘Dilema’ dhe partnerja e tij Atena u bënë prindër për herë të parë 28 maj 2018 kur mirëpritën në jetën e tyre vogëlushen Liv.