Aktori i njohur shqiptar Bruno Shllaku, duket se së fundmi ka shfaqur probleme me shëndetin.
Shllaku është shtruar këtë të shtunë me urgjencë në spital. Burime për “BalkanWeb” thanë se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT, si pasojë e një hemoragjie cerebrale.
Po sipas të njëjtave burime gjendja e aktorit, është e qëndrueshme, por do të vijojë të qëndrojë nën monitorimin e mjekëve.
Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.
Së fundmi aktorin e e pamë në filmin “I love Tropoja”.
I urojmë artistit Shllaku shërim të shpejtë!