KreuCelebrity

Nëna e Neymar ndahet nga i dashuri 23 vjeçar; zbuloi se ai dilte me djem!

13 ditë më parë nëna e yllit të futbollit Neymar bëri publik romancën me modelin 23 vjeçar Tiago Ramos.

Nëpërmjet një foto në instagram, Nadine 52 vjeç i tha botës se është e dashuruar me të riun, madje duke patur edhe bekimin e të birit i cili i komentonte nën foto ‘Mami ji e lumtur’..

Por, duket se lumturia e zonjës Nadine nuk ka zgjatur shumë, pasi mediat e huaja raportojnë se ajo i ka dhënë fund lidhjes me modelin, pasi ka zbuluar se 23 vjeçari ka patur marrëdhënie me djem, përfshirë këtu edhe aktorin e famshëm brazilian Carlinhos Maia.

Gjithashtu thuhet se Tiago ka patur një romancë edhe me shefin e kuzhinës së Neymar, si dhe një sërë lidhjesh të tjera homoseksuale me djem.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF