KreuCelebrity

Mbretëresha Elisabeth festoi ditëlindjen e 94! Pse Meghan dhe Harry nuk e uruan?

Ditën e djeshme mbretëresha Elisabeth festoi ditëlindjen e 94 dhe për herë të parë në historinë e mbretërimit të saj, për shkak të pandemisë, nuk u organizua asnjë festim dhe qytetet britanike nuk gjuajtën me topa, traditë kjo që bëhet çdo vit.

Këtë ditëlindje familja mbretërore krahas urimeve publike e kanë uruar Elisabeth nëpërmjet video-call-eve. Në instagramin e Meghan dhe Harry mungoi një urim për mbretëreshën dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘ziejë’.

Ndjekësit kanë aluduar një sërë situatash, ndërsa revista ‘Cosmopolitan’ ka treguar se në fakt Meghan dhe Harry janë tërhequr nga rrjetet sociale prej disa javësh, ndaj dhe nuk e kanë uruar publikisht mbretëreshën.

Në këtë ditë speciale për Elizabeth nuk ka munguar urimi nga nipi tjetër i saj, Princ William, i cili publikoi së bashku me Kate një postim në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF