Efehan pas pak ditësh feston ditëlindjen e tij të parë dhe mami Almeda e babi Tolgahan, në pamundësi për të bërë një festë të madhe për shkak të pandemisë, me siguri do t’i organizojnë një festë me familjarët në oborrin e shtëpisë së tyre.
Por në familjen e ish-miss-it shqiptar, Efehan nuk është i vetmi vogëlush, pasi ai ka edhe dajën vetëm pak vite më të rritur se ai.
Nëna e Almedës, Valbona 6 vite më parë solli në jetë fëmijën e saj të tretë nga martesa e dytë, pas dy vajzave që ka nga martesa e parë.
Pra ky simpatiku i vogël është vëllai i Almedës dhe praktimisht daja i Efehan.
Sigurisht që me kalimin e viteve dy djelmoshat e familjes do të rriten si dy shokë të mirë, apo vëllezër, ndonëse janë dajë e nip.



















