KreuCelebrity

Home concert nga Elvana & Ledri… dhe ky ishte vetëm fillimi!

Ajo e grimuar dhe e stiluar vetë, në kushtet e shtëpisë, pa pasur dot si gjithmonë ekipin e saj të stilistëve dhe make-up artistëve. Ai me kapelen e rreperit, që këtë herë më shumë se për stil i duhej për të mbuluar flokët, që s’ka mund me i iu bë frizurë, nëgjithë këto ditë izolimi, aq sa siç e tha dhe vetë ndoshta, sëshpejti, do t’i duhet t’i rregullojë duke i futur pas veshit.

Ajo në kuzhinën e shtëpisë, me celularin të mbështetur mes pakos së makaronave, miellit e sheqerit në banak. Ndërsa ai nëkëndin e bibliotekës së tij, ku si të vetmin send që ja mbante pa lëviz telefonin,  kish zgjedh letrën higjenike, pikërisht atë që nëkëto kohe virusesh u bë subjekti më interesant i memeve nëpër rrjete sociale.


Elvana Gjata
e Ledri Vula, as që e kishin menduar, (provuar jo e jo), se do të vinte një moment si ky, kur duhej të këndonin, të dy bashkë, në një koncert të këtij formati: live në instagram, tëshkujdesur me tuta shtëpie, të sajuar me muzikën në kushtet e shtëpisë.

Por ja që pikërisht kjo ishte performanca,  siç e pohuan dhe vetë,sapo u shfaqën live, që po i mahniste e po u jepte një emocion tëpa përjetuar më parë, mbi të gjitha sepse kanë ndjerë mungesën e funs-ave, të publikut në këto kohë, që s’dihet ende sa do t’i mbajnë larg skenave e shesheve të koncerteve.  

Por ja që edhe në kësi kushtesh ka gjithmonë një zgjidhje, e kjo vjen falë teknologjisë, që sfidon pamundësitë, distancat e afron artistët me funs-at duke ua çuar shtëpi më shtëpi.

Për këtë qëllim Vodafone Albania projektoi “Vodafone Home Concert”, që nisi dje, pikërisht me Elvanën dhe Ledrin, “Vodafone Home Concert”, në trasmetim Live në Instagramin e @vodafonealbania dhe @juthbyvodafon, për të vijuar nëfundjavat në vijim edhe me artistë të tjerë.

Energjia që u përcoll dje në më shumë se 50 minuta, nëkomunikimin mes dy miqve si Elvana e Ledri, ishte fantastike, përpirëse, jo vetëm ndër tingujt e muzikës së tyre, por dhe batutave hidh e prit, ndër veprimet prej “mistrecësh tëlezetshëm”, që ja përcillnin njëri- tjetrit, (sallata e mbi kokën e Elvanës, si element stilimi “alla kuzhina”, duhet të ketë mekur së qeshuri këdo që e ka parë dje videon).

Mesazhet që u përcollën mbrëmë në atë më shumë se 50 minutësh ishin shumë domethënëse: Elvana përmes një buqetë të madhe me lule falenderoi e përgëzoi gjithë gratë shqiptare, për sakrificat që po kalojnë në këto kohë izolimi; uroi gjithë besimtarët për një fillim të mbarë të muajit të agjerimit të Ramazanit; trasmetoi mallin që ndjen për familjen e saj që e ka larg këto ditë, ndërsa iu mbush zemra plot, duke parë prindërit dhe gjyshërit e Ledrit që iu bashkuan performancës së tyre, duke i dhënë edhe më shumë shpirt familjar këtij lloj koncerti. Ledri kujtoi kohët e izolimit të luftës së Kosovës, kur gjithçka ishte më e vështirë se në këto kohë, kur ka internet e Netflix e mund të argëtohesh gjithçfarë, duke iu dhënë kështu zemër gjithë shqiptarëve për t’i respektuar edhe për ca kohë, masat e izolimit.

Por ja që mes këngëve të tyre hit, ata erdhën siç nuk i kishim parë kurrë më parë, siç duhej të vinin,  për të sjellë pak frymëmarrje e energji pozitive, në këto ditë kur çdokujt i duhet më shumë se kurrë. E kjo energji do të vijojë të vijë edhe në fundjavat në vijim, po aty Live, në instagramin e @vodafonealbania dhe @juthbyvodafone.


Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF