Fred Godson reperi amerikan 35 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Fred The Godson konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus më 6 prill, kur ai postoi një foto nga spitali me një maskë oksigjeni.
“Jam këtu i infektuar me Covid-19. Ju lutem lutuni për mua”; shkruante reperi përbri fotos teksa ndodhej me maskën e oksigjenit pak ditë më parë.
Fatkeqësisht i riu nuk ja doli dot ta mposhti virusin vdekjeprurës, duke pikëlluar pa fund fansat për humbjen e reperit në moshë fare të re.



















