KreuCelebrity

Këngëtarja politikane kërcënohet me vdekje. Artistja reagon dhe publikon mesazhin!

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, ka vendosur të përfshihet në politikë, megjithatë kjo zgjedhje e saj nuk është pritur fort mirë nga disa.

Pak më parë artistja politikane ka publikuar një mesazh kërcënimi ku dikush i shkruan ‘Eliza Hoxha je e vdekur’.

Artistja vendosi ta publikojê këtë mesazh kërcënues, pasi siç shprehet edhe vetë, që kur është futur në politikë Hoxha merr çdo ditë mesazhe të tilla, pa asnjë kuptim e arsye.


“PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.

Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër”, shkruan Eliza nën mesazhin kërcënues.

Prej mëse një viti Eliza Hoxha që në Shqipëri njihet si këngëtare, është bërë pjesë e politikës së Kosovës, duke ju bashkuar Partisë Demokratike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF