KreuCelebrity

Gigi do të festonte 14 vjetorin: e ëma Vanessa na përloti sërish me dedikimin kushtuar së bijës!

Nëse ai aksident i tmerrshëm me helilopter nuk do t’i merrte jetën legjendës së futbollit Kobe Bryant dhe të bijës 13 vjeçare Gigi, me siguri në familjen Bryant sot do të organizohej një festë e madhe me rastin e 14 vjetorit të lindjes së Gigi-t.


Vanessa e cila zemërthyer i kujton herë pas here dy të dashurit e saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, ku shprej dhimbjen e thellë për humbjen e madhe.

Postimi i ditës sē sotme në llogarinë e Vanessa Bryant në instagram është një urim i ndjerë me rastin e ditëlindje së të bijës.

“Gëzuar ditëlindjen e 14-të vogëlushes time të ëmbël Gianna! Mami të do më shumë se ç’ta kam treguar ndonjëherë! Ti do të jesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim! Më mungon shumë çdo ditë! Do të doja të zgjohesha dhe të të kisha pranë meje. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimi yt dhe të qeshurat e tua! Më mungon gjithçka e jotja! Gigi, të dua shumë”- shkruan Vanessa përbri njē foto tē Gigit shkrepur pak kohë më parë, kur basketbollistja kishte ëndrra të mëdha për t’u kthyer nē të ardhmen në njē fenomen njësoj si i ati.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF