KreuCelebrity

Me apo pa dashje, Fifi na njohu me të dashurin!

Prej disa vitesh tashmë Filloreta Reçi ose siç njihet me emrin e artit Fifi, është kthyer në një prej këngëtareve dhe tekstshkruesve më të pëlqyer të momentit.

Sa i përket jetës private, që në nisje të karrierës Fifi ka preferuar të tregohet tejet diskrete duke mos ndarë asnjëherë me publikun çështjet e zemrës.


Por, ka një kohë prej kur vetë Fifi në paraqitje televizive ka lënë të kuptohet se është në një lidhje. Madje, në disa raste, ajo ka përmendur edhe një ‘Xh’, shkronjën e parë të partnerit i cili më në fund është zbuluar.

Këngëtarja ka postuar një dedikim në instastoryn e saj duke tag-uar emrin  e një djali të quajtur Xhulio Tabaku.


Bëhet fjalë për Xhuljo Tabakun, një djalosh simpatik nga Shqipëria me të cilin këngëtarja është në lidhje.

Burime pranë Prive.al kanë konfirmuar se romanca mes dyshes ka tash e një kohë dhe gjërat mes çiftit shkojnë si mos më mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF